Banner
LAJMI I FUNDIT
Jepni vlerësimin tuaj në sondazhin e Televizionit SCAN
Mendoni se furnizimi me ujë të pijshëm këtë verë do të jetë më i mirë krahasuar me vitin e kaluar?
slide image

Banner flash 3

...
Me teper..

slide image

Banner flash 2

...
Me teper..

E Shtunë, 28 Korrik 2012 09:29   
Fondet e SHBA largohen nga bankat gjermane

SHBA-DOLLARTë dhënat e agjencisë Fitch tregojnë se në muajin Qershor është ulur me 26% kuota e fondeve amerikane të investuara në bankat gjermane. Kjo rënie në një kohë mjaft të shkurtër prej një muaji nga institutet gjermane të kreditit nuk kishte sesi të mos shqetësonte kancelaren Merkel dhe jo vetëm atë. Kjo është një shenjë se për amerikanët edhe Gjermania nuk është më një “port” ankorimi i sigurtë për t’i bërë ballë krizës së borxheve në Eurozonë.

Dhe ky nuk është një fakt pa vlerë. Mjafton të mendosh se fondet monetare amerikane llogariten në 1.400 miliardë dollar, likuiditet që “parkohet” në periudhë afatshkurtër në të gjithë botën, natyrisht sipas përfitueshmërisë. Por, më e rëndësishmja është që këto fonde mund të rimerren në çast pa as më të voglin rrezik. Ja pse largimi i këtyre fondeve nga bankat gjermane është një këmbanë alarmi. Dhe nëse investitorët amerikanë nuk besojnë më tek Berlini ky është një shqetësim tepër serioz. Dhe numrat flasin vetë.

Vetëm në një muaj nga bankat gjermane u larguan 10 miliardë dollarë. Kërkimi i Fitch është kryer në 10 fondet më të mëdha amerikane, që të vetme përbëjnë 614 miliardë dollarë. Në Gjermani u investuan në muajin Maj 2012 3,6% e shumës së mësipërme, pra 22 miliardë dollarë. Ndërsa, në fund të Qershorit investimi u ul në 2,8%, ose 17 miliardë dollarë. Largimi i fondeve amerikane që tani preku edhe Gjermaninë është një zinxhir i gjatë i një largimi nga e tërë Europa, i nisur pak më shumë se një vit më parë. Nga muaji Maj 2011, kuota e fondeve të SHBA-ve ra me 62% dhe 78% për Eurozonën. Fillimisht kjo ndodhi në Itali dhe Spanjë, ku fondet u zeruan, më pas në Francë dhe tani në Gjermani. Por, ku shkuan këto fonde likuiditeti në dollar me një vlerë prej 1.400 miliardë?

Thjesht u kthyen në shtëpinë e tyre dhe kuota e investuar në bono amerikane u rritën në një vit me 79%. Një pjesë përfunduan në bankat e SHBA, Kanadasë, Japonisë dhe të Zvicrës. Mjaft të shohësh listën e bankave të para ku prania e fondeve amerikane është më e madhe. E para në listë është Credit Suisse, e ndjekur nga Bank of America, Bank of Nova Scotia, Bank of Tokio Mitsubishi dhe Royal Bank of Canada. Ndërsa, Deutsche Bank ka rënë në vendin e 14-të.

Last Updated ( E Shtunë, 28 Korrik 2012 10:48 )
 

Your are currently browsing this site with Internet Explorer 6 (IE6).

Your current web browser must be updated to version 7 of Internet Explorer (IE7) to take advantage of all of template's capabilities.

Why should I upgrade to Internet Explorer 7? Microsoft has redesigned Internet Explorer from the ground up, with better security, new capabilities, and a whole new interface. Many changes resulted from the feedback of millions of users who tested prerelease versions of the new browser. The most compelling reason to upgrade is the improved security. The Internet of today is not the Internet of five years ago. There are dangers that simply didn't exist back in 2001, when Internet Explorer 6 was released to the world. Internet Explorer 7 makes surfing the web fundamentally safer by offering greater protection against viruses, spyware, and other online risks.

Get free downloads for Internet Explorer 7, including recommended updates as they become available. To download Internet Explorer 7 in the language of your choice, please visit the Internet Explorer 7 worldwide page.