Banner
LAJMI I FUNDIT
Jepni vlerësimin tuaj në sondazhin e Televizionit SCAN
Mendoni se furnizimi me ujë të pijshëm këtë verë do të jetë më i mirë krahasuar me vitin e kaluar?
slide image

Banner flash 3

...
Me teper..

slide image

Banner flash 2

...
Me teper..

E Shtunë, 28 Korrik 2012 09:46   
Merkel-Hollande: Gjithçka, për të mbrojtur Euron

Hollande---MerkelGjermania  dhe Franca kanë shprehur gatishmërinë e tyre për të bërë ç’është e mundur për të shpëtuar Eurozonën. Një zotim të tillë e ka shprehur edhe kreu i Bankës Qendrore Europiane, Mario Draghi, në daljen e tij të fundit. Draghi ka lëshuar një deklaratë të fortë, në përgjigje të raportit të “Citigroup”, sipas të cilit, mundësitë që Greqia të lërë Eurozonën shkojnë deri në 90%. Në daljen e tij për mediat, Mario Draghi ka qetësuar tregjet duke u zotuar se do të bënte gjithçka, për aq sa lejon mandati i institucionit që ai drejton për të mbrojtur Eurozonën.

Ndërhyrja e mundshme në tregje nga ana e Bankës Qendrore Europiane, nga ana tjetër është kritikuar nga Berlini zyrtar. Ditën e djeshme, gjatë një bisede telefonike midis kancelares gjermane, Angela Merkel dhe presidentit francez, François Hollande është konfirmuar se, Franca dhe Gjermania janë thellësisht të angazhuar për të mbrojtur integritetin e Eurozonës. Deklarata e publikuar për këtë bisedë, prej pothuaj katër fjalish dhe tre paragrafësh është përmbyllur me angazhimin për të vënë në praktikë në mënyrë të menjëherhme, të gjitha përfudimet e mbledhjes së samitit të 28-29 Qershorit.

Kjo deklaratë ka ndihmuar ditën e djeshme, për të siguruar tregjet, edhe pse në praktikë nuk ka ofruar sugjerime konkrete. Berlini dhe Parisi, duke vënë theksin tek institucionet europiane, në zgjidhje të krizës janë mbështetur te fondet financiare si, Mekanizmi Europian i Stabilitetit Financiar dhe Fondi i Shpëtimit të Shteteve, por mbase mund të mbështeten edhe tek Banka Qendrore Europiane. Ditën e Enjte, në Londër, Draghi siguroi se, instituti monetar do të ndërhynte për të shmangur një shkatërrim të Eurozonës, por kjo gjë do të bëhej “brenda kufinjve të mandatit të Bankës Qendrore Europiane”.

Ekonomistët dhe diplomatët, që prej atij momenti kanë ngritur pyetje, në lidhje me atë që mund të bëjë Banka Qendrore Europiane. Hipoteza e përfolur më shumë është ajo e blerjes së titujve publikë, por çështja është e diskutueshme dhe është kritikuar ditën e djeshme nga Banka Qendrore e Gjermanisë. Mundësia tjetër është që, Banka të blejë borxh privat. Kjo ide, më pak e diskutueshme do të ndihmonte për të zgjidhur çështjen e “falimentimit të mekanizmit të transmetimit të politikës monetare”, siç ka thënë edhe guvernatori francez, Christian Noyer, duke theksuar se, normat e tregut janë të lidhura, më shumë me rendimentët sovranë, se me normat e referimit të Bankës Qendrore Europiane.

Diplomatët kanë shpjeguar se, Banka Qendrore Europiane nuk do të ndërhyjë e vetme . Ajo do që, së pari, një gjë të tillë ta bëjnë “in primis”, Mekanizmi Europian i Stabilitetit Financiar, apo Fondi i Shpëtimit të Shteteve. “Le Monde”, në ditën e djeshme theksonte për ndërhyrje në tregjet dytësore të Mekanizmit Europian të Stabilitetit Financiar së pari, dhe të Bankës Qendrore Europiane. Problemi, midis të tjerash është se, vendi që ka më shumë nevojë, Spanja, deri në këto momente ka hedhur poshtë idenë për të kërkuar mbështetjen europiane. Qeveria e Rajoyt – sipas burimeve të shtypit – gjatë javëve të kaluara kishte diskutuar me Berlinin, për një plan ndihmash prej 300 miliardë euro, por pa arritur në një përfundim.

Një fakt interesat i ditës së djeshme është se, qeveria gjermane ka parapëlqyer të mos i bashkohet Bundesbank-ut, për të kritikuar ndonjë blerjeje të mundshme të titjuve publikë në tregje. Përtej pozicionimeve, Hollande – Merkel duhet theksuar deklarata e Ministrit të Financave të Gjermanisë, Wolfgang Schäuble, që ka pritur pozitivisht angazhimin e Draghit në ditën e Enjte në Londër, duk kujtuar rëndësinë për të rimëkëmbur ekonomitë e vendeve më të brishtë. Schäuble, ditën e Hënë do të shkojë në Sylt, në Gjermani ku do të zhvillojë një takim me Sekretarin e Thesarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Tim Geithner, e më pas, në Frankfurt me Mario Draghi-n.

Zërat, mbi mënyrat e ndryshme të përballimit të kziës së borxhit, ditët e fundit kanë ecur paralel me shqetësimet e tregjeve dhe të pasigurinë politike. Në Brukselin, pothuajse të zbrazur për pushimet verore, në ditën e djeshme, nuk ka qenë e qartë se si do të veprojnë institucionet dhe qeveritë e Eurozonës. Eksperët kanë shprehur shqetësim, pasi sipas tyre, Banka Qendore Europiane ka krijuar pritshmëri, të cilat nuk mund të arrijë t’i përmbushë plotësisht.

Gazetar: Renato Hysenllari

Last Updated ( E Shtunë, 28 Korrik 2012 10:09 )
 

Your are currently browsing this site with Internet Explorer 6 (IE6).

Your current web browser must be updated to version 7 of Internet Explorer (IE7) to take advantage of all of template's capabilities.

Why should I upgrade to Internet Explorer 7? Microsoft has redesigned Internet Explorer from the ground up, with better security, new capabilities, and a whole new interface. Many changes resulted from the feedback of millions of users who tested prerelease versions of the new browser. The most compelling reason to upgrade is the improved security. The Internet of today is not the Internet of five years ago. There are dangers that simply didn't exist back in 2001, when Internet Explorer 6 was released to the world. Internet Explorer 7 makes surfing the web fundamentally safer by offering greater protection against viruses, spyware, and other online risks.

Get free downloads for Internet Explorer 7, including recommended updates as they become available. To download Internet Explorer 7 in the language of your choice, please visit the Internet Explorer 7 worldwide page.