Banner
LAJMI I FUNDIT
Jepni vlerësimin tuaj në sondazhin e Televizionit SCAN
Mendoni se furnizimi me ujë të pijshëm këtë verë do të jetë më i mirë krahasuar me vitin e kaluar?
slide image

Banner flash 3

...
Me teper..

slide image

Banner flash 2

...
Me teper..

E Shtunë, 28 Korrik 2012 10:46   
Nga 007 te Mr. Bean, ceremonia 42 mln dollarë

Londer-2012-FMe  ceremoninë e hapjes, të zhvilluar në stadiumin olimpik të Londrës, startuan zyrtarisht Lojërat Olimpike “Londër 2012”, të tretat që zhvillohen në këtë qytet që nga viti 1908. Ceremonia e organizuar deri në detaj nga regjisori britanik, Danny Boyle, kushtoi plot 27 milionë paund ose 42.5 milionë dollarë. Kryeqyteti i Britanisë së Madhe për më tepër se 4 orë ofroi një spektakël të madh për miliona teleshikues në të gjithë botën duke risjellë historinë e një shekulli.

Në këtë ceremoni ishin të pranishëm 130 krerë shtetesh dhe një audiencë prej rreth 1 miliard teleshikuesish në të gjithë botën. Por në aspektin ekonomik, Britania gjendet në recesion dhe Parku Olimpik, duke përfshirë edhe stadiumin, është ndërtuar në një nga zonat më të varfëra të kryeqytetit britanik. Për këtë arsye, Kryeministri britanik, David Cameron, ka premtuar se Lojërat Olimpike do t'i sjellin ekonomisë se vendit të ardhura shtesë në vlerën e 17 miliardë eurove. Kjo deklaratë është pritur me rezerva të mëdha në Angli e madje edhe me një dozë ironie. Një javë më parë, portali i rezervimit të hoteleve online, Hotels.com deklaroi, se kërkesa për dhoma hoteli ka qenë më e ulët nga sa ishte parashikuar dhe se cmimet ishin reduktuar në një të katërtën.

Për t’u rikthyer te ceremonia, një rol të veçantë pati edhe komediani i njohur, Rowan Atkinson, ose i njohur ndryshe si Mr.Bean, i cili nuk ka la pa shkatuar të qeshura tek shikuesit. Aktori britanik, Daniel Craig, që së fundmi ka luajtur agjentin sekret më të famshëm në Botë, James Bond ishte i pranishëm gjithashtu. E veçanta e rolit të tij kishte pjesmarrjen aq shumë të pritur të Mbretëreshës së Anglisë, Elizabeta II, e cila simuloi edhe një hedhje nga helikoperi së bashku me aktorin, teksa pak caste më pas u pa në tribunën kryesore se bashku me bashkëshortin e saj Princin Filip. Nuk munguan sir Pol Mcartney, Muhamed Ali, David Beckham, Artick Monkeys etj. Ndërsa flaka olimpike për herë të parë ndizej në qendër të stadiumit. Pasi u soll jashtë stadiumit me një motorskaf të drejtuar nga David Beckham, flaka u përcoll brenda impiantit nga 5 here fituesi i Medaljes së Arte Olimpike, Sir Steve Redgrave që ia kaloi një grupi atletësh të rinj që patën nderin ta çonin atë deri ne destinacionin final. 

Përgatiti: Lidion Kulla

Last Updated ( E Shtunë, 28 Korrik 2012 13:12 )
 

Your are currently browsing this site with Internet Explorer 6 (IE6).

Your current web browser must be updated to version 7 of Internet Explorer (IE7) to take advantage of all of template's capabilities.

Why should I upgrade to Internet Explorer 7? Microsoft has redesigned Internet Explorer from the ground up, with better security, new capabilities, and a whole new interface. Many changes resulted from the feedback of millions of users who tested prerelease versions of the new browser. The most compelling reason to upgrade is the improved security. The Internet of today is not the Internet of five years ago. There are dangers that simply didn't exist back in 2001, when Internet Explorer 6 was released to the world. Internet Explorer 7 makes surfing the web fundamentally safer by offering greater protection against viruses, spyware, and other online risks.

Get free downloads for Internet Explorer 7, including recommended updates as they become available. To download Internet Explorer 7 in the language of your choice, please visit the Internet Explorer 7 worldwide page.