Banner
LAJMI I FUNDIT
Jepni vlerësimin tuaj në sondazhin e Televizionit SCAN
Mendoni se furnizimi me ujë të pijshëm këtë verë do të jetë më i mirë krahasuar me vitin e kaluar?
slide image

Banner flash 3

...
Me teper..

slide image

Banner flash 2

...
Me teper..

E Hënë, 06 Gusht 2012 13:15   
Eurozonë, bie sërish besimit të investitorëve

Bursa-gjermani-2Ndjenja  e besimit të investitorëve në Eurozonë ra për të 5-in muaj me radhë në Gusht, duke prekur nivelin më të ulët në 3 vitet e fundit. Sipas të dhënave të grupit të studimit të tregut, Sentix, shqetësimi kryesor lidhet me krizën e borxheve në bllokun me 17 anëtarë. Sentix tha se indeksi i besimit të investitorëve ra në -30.3 pikë në gusht nga -29.6 që ishte që Korrik. Por kjo shifër është më lart parashikimit të analistëve për rënie në -31 pikë.

Komentet e Presidentit të Bankës Qendore Europiane, Mario Draghi, që sinjalizuan se Banka e Europës mund të rifillojë të blejë bonot e Italisë dhe Spanjës për të ulur koston e huamarrjes, kanë ndihmuar kufizimin e rënies së mëtejshme të këtij indeksi. Ndërsa komponenti për pritshmëritë shënoi një rritje të lehtë, për herë të parë në shumë muaj, duke u rritur në -23.3 nga -24 pikë që ishte në Korrik. “Arsyeja kryesore për këtë përmirësim të lehtë, me shumë mundësi ishte mbrojtja jashtëzakonisht energjike, që Mario Draghi i bëri euros”, tha Sentix në raporin e tij.

“Rezultatet e studimit treguan se kjo deklaratë i siguroi investitorët, sidomos ata institucionalë, se hapa të tjerë vendimtarë do të ndërmerren për të mbrojtur monedhën e përbashkët”. Megjithatë, sub-indeksi për situatën aktuale vazhdoi rënien në Gusht, në -37 pikë nga -35 që ishte muajin paraardhës, që njëkohësisht është niveli më i ulët që nga Korriku i 2009. Ndërsa, indeksi i veçantë për Gjermaninë ra në 1.3 pikë nga 2.2, pavarësisht një përmirësimi të lehtë të komponentëve për të ardhmen. Edhe indeksi për Shtetet e Bashkuara shënoi rënie, ndërsa në Azi, me përjashtim të Japonisë, indeksi i besimit të investitorëve rregjistroi rritje.

Përgatiti: Lidion Kulla

Last Updated ( E Hënë, 06 Gusht 2012 13:27 )
 

Your are currently browsing this site with Internet Explorer 6 (IE6).

Your current web browser must be updated to version 7 of Internet Explorer (IE7) to take advantage of all of template's capabilities.

Why should I upgrade to Internet Explorer 7? Microsoft has redesigned Internet Explorer from the ground up, with better security, new capabilities, and a whole new interface. Many changes resulted from the feedback of millions of users who tested prerelease versions of the new browser. The most compelling reason to upgrade is the improved security. The Internet of today is not the Internet of five years ago. There are dangers that simply didn't exist back in 2001, when Internet Explorer 6 was released to the world. Internet Explorer 7 makes surfing the web fundamentally safer by offering greater protection against viruses, spyware, and other online risks.

Get free downloads for Internet Explorer 7, including recommended updates as they become available. To download Internet Explorer 7 in the language of your choice, please visit the Internet Explorer 7 worldwide page.