Banner
LAJMI I FUNDIT
Jepni vlerësimin tuaj në sondazhin e Televizionit SCAN
Mendoni se furnizimi me ujë të pijshëm këtë verë do të jetë më i mirë krahasuar me vitin e kaluar?
slide image

Banner flash 3

...
Me teper..

slide image

Banner flash 2

...
Me teper..

E Martë, 07 Gusht 2012 13:46   
Itali, ekonomia bie me 0.7% në tremujorin e dytë

itali-prodhimiEkonomia italiane u kontraktua me 0.7% në tremujorin e dytë të këtij viti. Këto të dhëna kanë komplikuar situatën e qeverisë teknokrate të Mario Montit, që përballet me krizën e borxheve, e cila kërcënon të gjithë bllokun e monedhës së përbashkët. Rënia e Prodhimit të Brendshëm Bruto me 0.7% është rënia e katërt me radhë për një ekonomi të zhytur në recesion që nga mesi i vitit të kaluar. Të dhënat ishin pak më dobëta se parashikimet e analistëve, që prisnin një rënie me 0.6%.

Raporti zyrtar i institutit italian të statistikave, tregoi se Prodhimi i Brendshëm Bruto ra me 2.5% në nivel vjetor, pas rënies me 1.4% në tremujorin e parë. Italia ka qënë ekonomia më e ngadaltë e Eurozonës për më shumë se një dekadë, duke nxitur shqetësimet e investitorëve në lidhje me aftësinë e qeverisë për të vënë nën kontroll borxhin publik që është sa 123% e prodhimit të brendshëm. Recesioni dobëson të ardhurat nga taksat dhe njëkohësisht godet punësimin dhe konsumin, duke krijuar një rreth vicioz, që e bën më të vështirë realizimin e objektivave nga qeveria Monti.

Confindustria në Itali parashikon se ekonomia do të kontraktohet me 2.4% gjatë këtij viti, dyfish më i lartë se parashikimi i qeverisë për rënie me 1.2%. Monti miratoi masat e reja të kursimeve prej 20 miliardë euro deri në fund të vitit, por paketa, e përbërë kryesisht nga rritja e taksave, ka goditur moralin konsumator dhe ka thelluar recesionin. Sipas përllogaritjeve, gjatë këtij viti, shpenzimet konsumatore pritet të rregjistrojnë rënien më të madhe të historinë e Italisë, që pas Luftës së Dytë Botërore.

Përgatiti: Lidion Kulla

 

Your are currently browsing this site with Internet Explorer 6 (IE6).

Your current web browser must be updated to version 7 of Internet Explorer (IE7) to take advantage of all of template's capabilities.

Why should I upgrade to Internet Explorer 7? Microsoft has redesigned Internet Explorer from the ground up, with better security, new capabilities, and a whole new interface. Many changes resulted from the feedback of millions of users who tested prerelease versions of the new browser. The most compelling reason to upgrade is the improved security. The Internet of today is not the Internet of five years ago. There are dangers that simply didn't exist back in 2001, when Internet Explorer 6 was released to the world. Internet Explorer 7 makes surfing the web fundamentally safer by offering greater protection against viruses, spyware, and other online risks.

Get free downloads for Internet Explorer 7, including recommended updates as they become available. To download Internet Explorer 7 in the language of your choice, please visit the Internet Explorer 7 worldwide page.