|
Për udhëheqësit e vendeve në zhvillim si Kina dhe India, rritja e çmimeve të ushqimeve mund të jetë një dhimbje koke, në luftën kundër inflacionit, ndërsa përballen edhe me kërcënimin e krizës së borxheve në Europë. Dhe për të mos mjaftuar kjo, moti i thatë në Europën Lindore ka ulur pritshmëritë për eksporte, nga vendet si Rusia, Ukraina dhe Kazakistani. Për këtë arsye, zgjidhja e problemeve nga politikë-bërësit do të kërkojë sfida më të mëdha. Kina dhe India do të kenë një panoramë më të qartë në ditën e Premte, kur Departamenti amerikan i Bujqësisë do të publikojë raportin e kërkesës dhe ofertës për drithërat në SHBA.
“Nëse të dhënat mbi misrin dhe sojën në SHBA do të jenë poshtë pritshmërive, atëherë ky do të jetë një sinjal negativ për Kinën dhe normën e inflacionit në këtë vend”, shprehet analisti i drithrave Rich Feltes. Kontratat ardhmërive për misrin, në platformën “Chicago Board of Trade” janë rritur më shumë se 50% në dy muajt e fundit dhe soja është rritur me 30%, pasi thatësira më e keqe në 56 vitet e fundit ka shkatërruar të korrat. Departamenti amerikan i Bujqësisë, ka ulur vlerësimin për kulturën e misrit për rënie me 12% në Korrik dhe analistët e anketuar nga Reuters parashikojnë se do të ketë edhe një rishikim tjetër në rënie me 15%, në ditën e Premte kur do të publikohet raporti.
Por problemet nuk përfundojnë këtu. Furnizimi global me sojë ka marrë edhe një goditje tjetër nga thatësira e tejzgjatur që ka prekur Brazilin dhe Argjentinën. Ndërsa moti i thatë në Europë ka ulur pritshmëritë për prodhimin e drithrave në rajonin e Detit të Zi. Edhe Organizata e Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë uli parashikimin për prodhimin e orizit përgjatë këtij viti me 7.8 milionë tonë, në totalin e 724.5 milionë tonë oriz. Një kombinim i rënies të të korrave për orizin dhe grurin dhe problemeve për shkak të thatësirës me misrin dhe sojën, shkaktoi krizën e ushqimit në vitin 2008, që provokoi trazira në 30 vende të botës.
Përgatiti: Lidion Kulla
Normal 0 false false false EN-US X-NONE X-NONE MicrosoftInternetExplorer4
Rënia e të korrave, sfidë për inflacionin
Për udhëheqësit e vendeve në zhvillim si Kina dhe India, rritja e çmimeve të ushqimeve mund të jetë një dhimbje koke, në luftën kundër inflacionit, ndërsa përballen edhe me kërcënimin e krizës së borxheve në Europë. Dhe për të mos mjaftuar kjo, moti i thatë në Europën Lindore ka ulur pritshmëritë për eksporte, nga vendet si Rusia, Ukraina dhe Kazakistani. Për këtë arsye, zgjidhja e problemeve nga politikë-bërësit do të kërkojë sfida më të mëdha. Kina dhe India do të kenë një panoramë më të qartë në ditën e Premte, kur Departamenti amerikan i Bujqësisë do të publikojë raportin e kërkesës dhe ofertës për drithërat në SHBA. “Nëse të dhënat mbi misrin dhe sojën në SHBA do të jenë poshtë pritshmërive, atëherë ky do të jetë një sinjal negativ për Kinën dhe normën e inflacionit në këtë vend”, shprehet analisti i drithrave Rich Feltes. Kontratat ardhmërive për misrin, në platformën “Chicago Board of Trade” janë rritur më shumë se 50% në dy muajt e fundit dhe soja është rritur me 30%, pasi thatësira më e keqe në 56 vitet e fundit ka shkatërruar të korrat. Departamenti amerikan i Bujqësisë, ka ulur vlerësimin për kulturën e misrit për rënie me 12% në Korrik dhe analistët e anketuar nga Reuters parashikojnë se do të ketë edhe një rishikim tjetër në rënie me 15%, në ditën e Premte kur do të publikohet raporti. Por problemet nuk përfundojnë këtu. Furnizimi global me sojë ka marrë edhe një goditje tjetër nga thatësira e tejzgjatur që ka prekur Brazilin dhe Argjentinën. Ndërsa moti i thatë në Europë ka ulur pritshmëritë për prodhimin e drithrave në rajonin e Detit të Zi. Edhe Organizata e Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë uli parashikimin për prodhimin e orizit përgjatë këtij viti me 7.8 milionë tonë, në totalin e 724.5 milionë tonë oriz. Një kombinim i rënies të të korrave për orizin dhe grurin dhe problemeve për shkak të thatësirës me misrin dhe sojën, shkaktoi krizën e ushqimit në vitin 2008, që provokoi trazira në 30 vende të botës.
|