|
|
| “Hedge funds”, baste për rritje të çmimit të naftës |
|
Shenjat se Izraeli po humbet qetësinë në lidhje me programin nuklear të Iranit, si dhe intensifikimi i konfliktit në Siri, po u japin fondeve një motiv të ri për tu pozicionuar në pritje të rritjes së çmimit të naftës. Këto pozicionime po realizohen pavarësisht se ka mungesë të përmirësimeve thelbësore. Aktiviteti i fondeve të investimeve po kalon pa bërë shumë zhurmë për shkak të periudhës së pushimeve verore, por ajo mund të intensifikohet në ditët e para të muajit Shtator. Investimi i fondeve është reflektuar në rritjen me 10% të naftës Brent në 2 javët e fundit, ndërkohë që të dhënat e rregullatorëve në Shtetet e Bashkuara pasqyrojnë se bastet e Hedge Funds për rritje të çmimit të naftës janë në pikën më të lartë të tyre që nga muaji Maj. Analistët thonë se një pjesë e mirë e menaxherëve të fondeve të investimeve janë të bindur se çmimi i naftës duhet të zhvlerësohej nëse do të përcaktohet nga kushtet e ekonomisë. “Nuk është rritur kërkesa, por është rritur frika që po sjell rritej të çmimit të naftës”, thonë analistët. “Dikush do të gjuajë me këpucë shumë shpejt në Lindjen e Mesme”, thonë ata. Përgatiti: Ermal Ngjelina |
| Last Updated ( E Premte, 17 Gusht 2012 12:10 ) |



Fondet e investimeve të tipit “Hedge funds” janë duke rritur numrin e basteve për një rritje potenciale të çmimit të naftës. Këtë rritej të çmimit këto fonde e lidhin me një probabilitet të lartë të një sulmi Izraelit kundrejt Iranit. Pozicionimi i fondeve ka krijuar një bazë për rritje të çmimit të naftës, për herë të parë në 6 muajt e fundit.