|
|
| Bankat: Nuk ka shtrëngim për kredinë, por kujdes |
|
Zoti Deralla shprehet se gjysma e dytë e këtij viti pritet të sjellë zhvillime më pozitive në kreditim. Në vrojtimin e aktivitetit kreditues tregoi se kërkesa për kredi ishte e dobët edhe në tremujorin e dytë, ndërkohë që bankat zbatuan një shtrëngim të lehtë të standardeve të kreditimit në segmentin e bizneseve. Gazetar: Ersuin Shehu |

Bankat shprehen se nuk ka shtrëngim të mirëfilltë të standardeve të kredisë, të paktën jo për klientët e mirë. Deniz Deralla, Drejtor i Divizionit të Kredisë në Credins Bank, thotë se bankat janë të gatshme për të dhënë kredi te klientët e besueshëm, ndërsa preferojnë kredinë afatshkurtër për të ruajtur pozicione likuide.