Banner
LAJMI I FUNDIT
Jepni vlerësimin tuaj në sondazhin e Televizionit SCAN
Mendoni se furnizimi me ujë të pijshëm këtë verë do të jetë më i mirë krahasuar me vitin e kaluar?
E Martë, 31 Korrik 2012 09:42   
Angazhohen të gjithë, javë vendimtare për Eurozonën

BQE-FKjo javë pritet të jetë e një rëndësie të veçantë për Eurozonën. Gjatë këtyre ditëve po zhvillohen, dhe deri në fund të javës do të zhvillohen takime të rëndësishme politiko-ekomomike ku në qendër të bisedimeve është ulja e kostos së hua-marrjes, roli i BQE për blerjen e këtyre bonove dhe sigurimi i një rritje të qendrueshme ekonomike.

Të hënën në mbrëmje sekretari amerikan i Thesarit, Timothy Geithner, është takuar me ministrin gjerman të Financave, Wolfang Schaeuble, ku shprehu besimin në aftësinë e vendeve anëtare të Eurozonës për të zbatuar reformat, si dhe për të arritur në një integrim më të madh europian. Gjithashtu sekretari amerikan i thesarit është takuar për disa orë edhe me guvernatorin e BQE, Mario Draghi në Frankfurt, por pas këtij takimi nuk është bërë asnjë koment.

Njëkohësish edhe kryeministri Italian, Mario Monti, do të vijojë gjatë këtyre ditëve një tur europian nga Franca, Finlanda e më pas në Madrid për të bindur qeveritarët për rëndësinë që ka në këto momente ndërhyrja e BQE në tregun dytësor të bonove sovrane. Gjithsesi do të jetë e Enjtja dita e së vërtetës ku do të verifikohen edhe fjalët e presidentit të BQE, Mario Draghi, i cili tha javën e kaluar se institucioni që ai drejton do të bëjë gjithçka për të mbrojtur eurozonën dhe për të luftuar rritjen, sipas tij të pajustifikuar të kostos së hua-marrjes nga vendet anëtare.

Përgatiti: Lidion Kulla

Last Updated ( E Martë, 31 Korrik 2012 09:49 )
 

Your are currently browsing this site with Internet Explorer 6 (IE6).

Your current web browser must be updated to version 7 of Internet Explorer (IE7) to take advantage of all of template's capabilities.

Why should I upgrade to Internet Explorer 7? Microsoft has redesigned Internet Explorer from the ground up, with better security, new capabilities, and a whole new interface. Many changes resulted from the feedback of millions of users who tested prerelease versions of the new browser. The most compelling reason to upgrade is the improved security. The Internet of today is not the Internet of five years ago. There are dangers that simply didn't exist back in 2001, when Internet Explorer 6 was released to the world. Internet Explorer 7 makes surfing the web fundamentally safer by offering greater protection against viruses, spyware, and other online risks.

Get free downloads for Internet Explorer 7, including recommended updates as they become available. To download Internet Explorer 7 in the language of your choice, please visit the Internet Explorer 7 worldwide page.