|
|
| CEZ, masa për mënjanimin e punonjësve të korruptuar |
|
Pas ankesave të shumta për mbifaturim nga ana e konsumatorëve, më në fund kompania vendos të marrë masa duke kryer kontrolle konkrete për faturimin e qytetarëve. Të dhënat e mbledhura nga terreni deri në fund të muajit Shkurt do të krahasohen me ato të lexuesit dhe kur të konstatohen shkelje, kompania do të marrë masa deri në largim nga puna të punonjësve problematikë dhe të korruptuar. Sipas kompanisë, këto kontrolle po kryhen për të ruajtur transparencën me klientët, saktësinë e leximit të matësit dhe për të ofruar një shërbim sa më cilësor ndaj konsumatorit. Gazetar: Arnold Dhimitri |

Gjatë kësaj jave dhe deri në fund të muajit Shkurt 100 menaxherë të kompanisë furnizuese me energji elektrike, CEZ Shpërndarje, do të zbresin në terren për të monitoruar punën e lexuesve të matësve elektrikë.