|
|
| BB: Serbia, vështirësi për të paguar borxhin |
|
Për këtë vit, Serbia duhet të paguajë një miliardë euro për huadhënësit e saj të jashtëm, apo 60% më shumë se vitin e kaluar. Në vitin 2013, vendi duhet të paguajë 1.5 miliardë. Borxhi publik serb është afër shifrave 10 miliardë euro, ku rreth 8 miliardë janë marrë hua nga qeveria dhe 1.7 miliardë janë garanci për kreditë ndaj kompanive shtetërore. Gazetar: Renato Hysenllari |
| Last Updated ( E Mërkurë, 27 Qershor 2012 13:58 ) |



Përfaqësuesi i Bankës Botërore për Serbinë, Loup Brefort deklaroi se, nëse vendi nuk zbaton menjëherë disa masa shtrëngimi, që nga Tetori nuk do të jetë në gjendje për të paguar borxhin e saj.