Banner
LAJMI I FUNDIT
Jepni vlerësimin tuaj në sondazhin e Televizionit SCAN
Mendoni se furnizimi me ujë të pijshëm këtë verë do të jetë më i mirë krahasuar me vitin e kaluar?
slide image

Banner flash 3

...
Me teper..

slide image

Banner flash 2

...
Me teper..

E Enjte, 05 Korrik 2012 13:35   
Greqia, tentativë për të ndryshuar marrëveshjen

Greqi-troikaQeveria re në Greqi ka marrë përsipër detyrën e vështirë që të bindë Trojkën skeptike se, duhet të lehtësohen kushtet e marrëveshjes së financimit. Në ditën e sotme monitoruesit e Trojkës kredituese kanë nisur vizitën zyrtare në Athinë për të bërë vlerësimin e performancës së financave publike dhe të zbatimit të reformave të parashikuara në marrëveshjet e ndihmës. Trojka e kreditorëve është takuar me Ministrin e sapo-betuar të Financave, Jani Sturnaras.

Ministri do të përpiqet të përfitojë nga ndryshimi i prevalencës europiane me orientim drejt masave politike për stimul të ekonomisë dhe kalimin në plan të dytë të programeve të shtrëngimit ekonomik. Ky ndryshim në qëndrimin europian mund të ndihmojë qeverinë greke në kërkesat për zbutje të marrëveshjeve që i janë bashkëngjitur programit të dytë të financimit 130 miliardë euro. Ato parashikojnë rritje të taksave, ulje të punësimit në administratën publike dhe reduktim të shpenzimeve buxhetore. Por këta elementë kanë ndikuar në thellimin e recesionit ekonomik që tashmë është në vitin e 5-të në radhë.

Qeveria e Antonis Samaras përballet me presion të lartë të publikut për të mos ulur standardet e jetesës. Presioni u reflektua në renditjen në vend të dytë të radikalëve të majtë të Syriza në zgjedhjet e muajit të kaluar. Marrja e drejtimit të vendit nga radikalët e majtë rrit shanset që Greqia të dalë nga eurozona, pas një falimenti katastrofik. Por paralelisht qeveria e Samaras përballet me rezistencën e fortë të kreditorëve dhe sidomos Gjermanisë, që thonë se janë të hapur për rregullime të programit por jo për ndryshimin e synimeve të tij.

Përgatiti: Ermal Ngjelina

 

Your are currently browsing this site with Internet Explorer 6 (IE6).

Your current web browser must be updated to version 7 of Internet Explorer (IE7) to take advantage of all of template's capabilities.

Why should I upgrade to Internet Explorer 7? Microsoft has redesigned Internet Explorer from the ground up, with better security, new capabilities, and a whole new interface. Many changes resulted from the feedback of millions of users who tested prerelease versions of the new browser. The most compelling reason to upgrade is the improved security. The Internet of today is not the Internet of five years ago. There are dangers that simply didn't exist back in 2001, when Internet Explorer 6 was released to the world. Internet Explorer 7 makes surfing the web fundamentally safer by offering greater protection against viruses, spyware, and other online risks.

Get free downloads for Internet Explorer 7, including recommended updates as they become available. To download Internet Explorer 7 in the language of your choice, please visit the Internet Explorer 7 worldwide page.