|
|
| Grekët s’besojnë se qeveria mund t’ja dalë |
|
Financat publike të Greqisë mbahen në këmbë nga programi i ndihmës financiare 130 miliardë euro të fondit monetar ndërkombëtar dhe bashkimit europian. Këto institucione kërkojnë në shkëmbim ulje të shpenzimeve dhe reforma të strukturës ekonomike, të cilat kanë shkaktuar recesionin më të madh për Greqinë që nga lufta e dytë botërore. Recesioni është në vitin e pestë dhe papunësia është 20%. Qeveria e koalicionit ka premtuar të negociojë paketën e ndihmës, por e kërcënuar nga mungesa e parave ka zbutur tonet e kërkesave. Sipas sondazhit ët realizuar 51% e grekëve mendojnë se qeveria nuk mund të zgjidhë problemet, ndërsa 47% mendojnë se ajo është e aftë të zgjidhë problemet e ekonomisë greke. Sipas 63% të qytetarëve të intervistuar vendi nuk është në rrugën e drejtë të rritjes ekonomike dhe vetëm 23% mendojnë se kjo është rruga e duhur. Ky është sondazhi i parë që realizohet nga zgjedhjet e 17 qershorit. Sipas statistikës 40% shprehën pakënaqësi për rezultatin e zgjedhjeve, 4% u shprehën shumë të kënaqur me këtë rezultat dhe 33% ishin pak të kënaqur. Nga të intervistuarit 45% thanë se kanë opinion pozitiv për qeverinë dhe 43% kanë një opinion negativ për qeverinë e Antonis Samaras. Por ndërkohë 56% shprehën opinion negativ për radikalin e majtë Cipras dhe vetëm 31% një opinion pozitiv. |



Një sondazh i realizuar nga kompania, Public Issue, për llogari të televizionit Skai në Greqi tregoi se shumica e qytetarëve nuk besojnë se qeveria e re është e aftë të zgjidhë problemet me të cilat përballet ekonomia e falimentuar.