Banner
LAJMI I FUNDIT
Jepni vlerësimin tuaj në sondazhin e Televizionit SCAN
Mendoni se furnizimi me ujë të pijshëm këtë verë do të jetë më i mirë krahasuar me vitin e kaluar?
slide image

Banner flash 3

...
Me teper..

slide image

Banner flash 2

...
Me teper..

E Hënë, 23 Korrik 2012 13:25   
Samaras: Greqia në “Depresion të Madh”

Samaras-ClintonKryeministri grek, Antonis Samaras, i ka thënë ish-presidentit amerikan Bill Klinton se Greqia është në një “Depresion të Madh” duke përdorur të njëjtin term që u përdor për të karakterizuar depresionin në Shtetet e Bashkuara gjatë viteve 30 të shekullit të kaluar. Deklarata e kryeministrit Samaras u krye dy ditë përpara se në Athinë të mbërrijë grupi monitorues i trojkës së kreditorëve globalë. Ata pritet të shtojnë presionin që Athina të realizojë reduktimet e premtuara të shpenzimeve një kusht thelbësor që të lëvrohet kësti i radhës i ndihmës financiare dhe që garanton shmangien e falimentit të pakontrolluar dhe kaotik.

Aktualisht Athina synon të zbusë kushtet e ndihmës financiare të parashikuar në marrëveshjen 130 miliardë euro të muajit mars. Kërkesa synon të zbusë efektet e paketës në ekonominë greke që gjendet në recesionin më të thellë që nga lufta e dytë botërore. Deri në fund të këtij viti ekonomia e Greqisë parashikohet të tkurret me një të pestën dhe do të jetë viti i pestë i recesionit që nga viti 2008. në tremujorin e parë papunësia në Greqi u rrit në 22.6% dhe ekonomia është dëmtuar nga rritja e taksave, reduktimi i shpenzimeve buxhetore, kushte të kërkuara nga bashkimi europian dhe fondi monetar ndërkombëtar. "ju keni pasur një depresion të madh në shtetet e bashkuara. Kjo është ajo çfarë po kalojmë ekzaktësisht ne në këto ditë. Ky është versioni grek i depresionit të madh”, i tha Samaras presidentit Bill Klinton që ishte në krye të një delegacioni biznesmenësh greko-amerikanë.

Athina në fund të vitit 2014 duhet të ulë deficitin në 3% të totalit të ekonomisë kundrejt 9.3% që regjistroi në fund të 2011. Athina duhet të kursejë 12 miliardë euro më shumë dhe të rrisë taksat të cilat do të shtohen në reduktimin 17 miliardë euro që miratoi qeveria e mëparshme teknike. Qeveria kërkon më shumë kohë nga kreditorët në realizimin e synimeve. Por europianët janë të frustruar dhe kërkojnë respektimin e marrëveshjeve. Shenjë e këtij frustrimi është raportimi nga "Der Spiegel" se fondi monetar ndërkombëtar nuk do të jetë më pjesë e programeve të ndihmës financiare për Greqinë. Përgatiti: Ermal Ngjelina

 

Your are currently browsing this site with Internet Explorer 6 (IE6).

Your current web browser must be updated to version 7 of Internet Explorer (IE7) to take advantage of all of template's capabilities.

Why should I upgrade to Internet Explorer 7? Microsoft has redesigned Internet Explorer from the ground up, with better security, new capabilities, and a whole new interface. Many changes resulted from the feedback of millions of users who tested prerelease versions of the new browser. The most compelling reason to upgrade is the improved security. The Internet of today is not the Internet of five years ago. There are dangers that simply didn't exist back in 2001, when Internet Explorer 6 was released to the world. Internet Explorer 7 makes surfing the web fundamentally safer by offering greater protection against viruses, spyware, and other online risks.

Get free downloads for Internet Explorer 7, including recommended updates as they become available. To download Internet Explorer 7 in the language of your choice, please visit the Internet Explorer 7 worldwide page.