|
|
| S&P penalizon Greqinë, Juncker parashikon daljen |
|
Agjencia parashikon se Prodhimi I Brendshëm Bruto i Greqisë do të pësojë një rënie të mëtejshme 10-11%, kundrejt 4-5% të parashikuar nga prodgrami BE-FMN për periudhën 2012-2013. Duke u bazuar në këto zhvillime, vlerësimi për vendin Helen konfirmohet CCC, vetëm një shkallë larg falimentit. Ndërkohë, rriten presionet për të modifikuar planin e shpëtimit të Athinës nga ana e FMN-së, që sipas Wall Street Journal, kërkon një ulje të mëtejshme të raportit borxh-PBB në 100%. Një presing ky i Fondit, ndaj të cilit mbërrin dhe dushi i ftohtë i Standard & Poor’s, që rishikoi në rënie ecurinë e ekonomisë greke. Për t’u nënvizuar është edhe fakti që Agjencia vlerëson se borxhi publik në Greqi do të arrijë në 170% të Prodhimit të Brendshëm Bruto në vitin e ardhshëm. Pikë e nxehtë e bisedimeve me trojkën janë masat e kursimit për 11,5 miliardë euro të kërkuara nga kreditorët ndërkombëtare të Greqisë për të mbyllur vrimat në bilanc që po zmadhohen nga recesioni më i madh sesa pritshmëritë. Ministri i Financave, Janis Sturnaras, konfirmoi se vendi ende duhet të arrijë një marrëveshje për shkurtime nga 3,5 deri në 4 miliardë euro. Ndërkohë, trojka do të mbetet në kontakt përgjatë gjithë muajit Gusht me qeverinë greke. Nga ana tjetër, presidenti i Eurogrupit, Jean-Claude Juncker, ka deklaruar se, dalja e Greqisë prej Zonës Euro sot do të ishte një proces i kontrollueshëm, por jo i dëshiruar që do të ndodhë jo më parë se stina e vjeshtës”. Përgatiti: Lidion Kulla |
| Last Updated ( E Mërkurë, 08 Gusht 2012 13:59 ) |



Agjencia e Vlerësimit të Kreditit “Standard & Poor’s” ka rishikuar në rënie ekonominë e Greqisë, nga e qendrueshme në negative, pasi vendi ka nevojë për financime të mëtejshme nga Bashkimi Europian dhe FMN gjatë këtij viti. Prodhimi i Brendshëm Bruto do të bjerë me 10-11% në periudhën 2012-2013. Sipas Agjencisë, “vonesat e vazhdueshme në punën për konsolidimin e bilancit dhe përkeqësimi i ekonomisë greke, të bëjnë të besosh se Athina me çdo probabilitet do të kërkojë financime të tjera për vitin 2012 në bazë të programit të rënë dakord me trojkën (BQE, BE, FMN)”, theksohet në vlerësimin e S&P.