|
|
| Kushte të reja Greqisë për këstin e radhës |
|
Sipas një raporti të publikuar në shtypin grek, shkaku i kësaj kërkese të re, është mungesa e besimit tek Greqia, dyshimet në lidhje me qëndrueshmërinë e koalicionit, si dhe mbi aftësinë e Parlamentit grek për të miratuar masat e dhimbshme të kursimit. Ndërkaq brenda 40 ditëve të ardhshme, të tre partnerët qeveritarë do të duhet të kapërcejnë kontradiktat e tyre të brendshme dhe të vijnë në një linjë mbi detajet e paketës së kursimit për vitet 2013-2014. Duket se të gjitha këto do të vonojnë edhe më shumë nga sa ishte parashikuar, lirimin e dozës së ndihmës, i cili nuk mund të bëhet në ditët e para të tetorit siç pritej, gjë që do "hajë" gjithë rezervat e raskapitura të shtetit. |
| Last Updated ( E Diel, 12 Gusht 2012 13:52 ) |



BE dhe FMN i ka vënë kushte të reja Greqisë në këmbim të lëvrimit të ndihmës prej 31.5 mld euro. Ndërkombëtarët nuk mjaftohen me identifikimin e masave të kursimit me vlerë 11.5 miliardë euro nga qeveria greke, por kërkojnë miratimin e tyre edhe nga Parlamenti, si kusht për të paguar këstin e ardhshëm të kredisë.