|
|
| Punonjësit e Alpha Bank dhurojnë gjak |
|
Gati të gjitha institucionet janë përfshirë këtë muaj në fushatën e dhurimit të gjakut me simbolin “Kush dhuron gjak është hero”. Pak ditë më parë edhe punonjësit e RTV SCAN dhuruan gjak në ndihmë të fëmijëve talasemikë. Gazetare: Denisa Xhoga |



Rreth 50 punonjës të Alpha Bank dhuruan për të dytin vit rresht gjak në ndihmë të fëmijëve të prekur nga talasemia, duke ju përgjigjur thirrjes së Kryqit të Kuq. Punonjësit dhe drejtuesit e Alpha Bank e konsiderojnë dhurimin e gjakut si një detyrim social të të gjithëve.