|
|
| 6-mujori 2012, bien investimet në ekonomi |
|
Për gjashtë muajt e parë të vitit, importet e këtij grupi kishin vlerën e 30.3 miliardë lekëve, me një rënie vjetore prej 29%. Këto të dhëna konfirmojnë se tashmë biznesi po luan në pozita mbrojtëse dhe po ndërmerr më pak projekte të reja investimi. Të dhënat paraprake për Prodhimin e Brendshëm Bruto treguan se për herë të parë pas katër vjetësh ekonomia shqiptare regjistroi një tremujor në tkurrje. Rënia e kërkesës agregate pothuajse në të gjithë komponentët dhe mjedisi i pafavorshëm ekonomik europian po nxit pesimizëm dhe kujdes te bizneset. Vrojtimet e biznesit dhe konsumatorit tregojnë se të gjithë sektorët e ekonomisë po veprojnë nën kapacitete e tyre. Sipas Bankës së Shqipërisë, në sektorin e industrisë norma e shfrytëzimit të kapaciteteve për tremujorine dytë të vitit vlerësohej rreth 68%, ndërsa në sektorin e ndërtimit 55%. Norma të tilla të shfrytëzimit të kapaciteteve dhe perspektivat pesimiste ekonomike nuk nxisin investime të reja. Bizneset po përpiqen të kursejnë dhe të ruajnë kapitalet e tyre në pritje të ditëve më të mira. Përgatiti: Ersuin Shehu |
| Last Updated ( E Premte, 27 Korrik 2012 14:55 ) |



Investimet në ekonominë shqiptare besohet të kenë rënë në gjysmën e parë të vitit. Treguesi i tërthortë më domethënës, importi i makinerive dhe pajisjeve për gjashtë muajt e parë rezultoi në rënie. Sipas Institutit të Statistikave, importi i mallrave kapitale kishte vlerën e 47 miliardë lekëve, me një rënie prej 5.2% krahasuar me një vit më parë. Në rënie akoma më të thellë janë importet e grupit “Materiale Ndërtimi dhe metale”, edhe kjo një e dhënë mjaft domethënëse për ecurinë e aktiviteteti prodhues dhe ndërtues në vend.