|
|
| Juka: Masa të rrepta për sigurinë e mishit |
|
Kreu i AKU-së, Genc Juka, shpjegon për RTV SCAN se, referuar një urdhëri të Ministrisë së Bujqësisë, që ka hyrë në fuqi më 1 Qershor 2012, bizneset importuese duhet që brenda 72 orëve të bëjnë therrjen e kafshëve në thertore të licensuara, në të kundërt do t’u pezullohet licenca. Sipas Jukës, këto kontrolle synojnë të garantojnë cilësinë e produktit të importuar nga vendet e BE-së. Para këtij urdhëri, nga kontrollet e kryera nga AKU, janë vërejtur mjaft raste flagrante shkeljesh nga ana e importuesve, të cilët janë penalizuar. Përgatiti: Elisabeta Dosku |



Importuesit e kafshëve të gjalla do t’u nënshtrohen masave më të rrepta kontrolluese nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, me qëllim garantimin e sigurisë së produktit që konsumojnë qytetarët shqiptarë.