|
|
| Kufizimi i imunitetit, debat maratonë në Kuvend |
|
Kjo shtyrje, sipas mazhorancës është e papranueshme pasi një prej kushteve për marrjen e statusit kandidat, është heqja e imunitetit për zyrtarët e lartë, dhe kjo duhet të realizohet para publikimit të progresraportit të radhës nga Komisioni Europian. Aktualisht, deputetët, gjyqtarët dhe një kategori e zyrtarëve të lartë gëzojnë një mbrojtje të veçantë kushtetuese për shkak të funksionit që kryejnë. Për të ndërmarrë hetim ndaj tyre, prokuroria do të duhet të adresohet fillimisht Kuvendit për të marrë leje për nisjen e hetimeve. Në debatet politike të 10 viteve të fundit kur është hapur diskutimi për kufizimin apo heqjen e tij, imuniteti është cilësuar si një mburojë dhe pengesë për drejtësinë. Drafti aktual, që synon ndryshimin e 2 neneve të Kushtetutës, parashikon që për rastet kur Kuvendi do ta cilësojë si të paargumentuar një proces hetimor të ndërmarrë ndaj deputetit, atëhere ai mund të vishet me imunitet vetëm me votat e një shumice të thjeshtë parlamentare. Përgatiti: Kreshnik Kuçaj |



Kuvendi u përfshi nga debate të forta për nismën e kufizimit të imunitetit. Mazhoranca dhe opozita, edhe pse u shprehën parimisht pro neneve që përmban drafti, u ndanë në rrugën që ai ka ndjekur për miratimin parlamentar. Opozita nga ana e saj kërkoi që drafti, që parashikon ndryshimin e Kushtetutës për kufizimin e imunitetit, të miratohet në muajin shtator, sëbashku me paketën e ndryshimeve kushtetuese të reformës në drejtësi.