|
|
| Parashikohet rritje e lehtë e prodhimit të drithrave |
|
Prodhimtaria e misrit pritet të ketë një rënie, nga 366.4 mijë ton që janë përftuar një vit më parë, këtë vit parashikohet që rendimenti të jetë 360 mijë ton. Referuar shifrave të Ministrisë së Bujqësisë nga grupi i “arrorëve” për vitin 2011 të ardhurat ishin në total 55.5 milionë lekë, ndërsa parashikohen që po nga i njëjti grup këtë vit të përftohen 57.9 milionë lekë. Prodhimi i perimeve në vendin tonë pritet të ketë sërish tencendë rritjeje, fasulja po ashtu si dhe tagjia për bagëtitë pritet të kenë një rritje të lehtë. Të ardhurat nga prodhimi i duhanit për vitin 2011 ishin 480 milionë lekë, ndërsa për vitin 2012 parashikohen të jenë në vlerën e 643 milionë lekëve. Në vendin tonë ka një prodhim të pakët të drithrave, aq sa fermerët mbulojnë vetëm nevojat e tyre dhe rreth 50 për qind, Shqipëria i importon nga jashtë. Ekspertët shprehen se duhet të ketë politika mbështetëse për subvencionimin e drithrave. Përgatiti: Elisabeta Dosku |



Ministria e Bujqësisë parashikon që për vitin 2012 të ketë një rritje të lehtë të rendimentit të prodhimit të drithrave në vend. Sipas shifrave zyrtare nga ky institucion në vitin 2011 janë prodhuar 292,8 mijë ton grurë dhe këtë vit parashikohet që rendimenti të jetë rreth 300 mijë ton.