|
|
| Regjistrimi, fermerët do të kenë më shumë fonde |
|
Sipas Ferizajt, kjo është një nismë shumë e rëndësishme për të pasur një bazë të saktë të dhënash për sektorin bujqësor dhe blegtoral në vend. Më 1 Tetor Instituti i Statistikave do të nisë regjistrimin e të gjitha njësive ekonomike bujqësore e blegtorale. Bashkitë dhe komunat në 12 Qarqe do të kenë përgjegjësinë për përzgjedhjen e anketuesve, trajnimin e tyre dhe mbarëvajtjen e procesit të regjistrimit. Përgatiti: Elisabeta Dosku |
| Last Updated ( E Premte, 17 Gusht 2012 13:47 ) |



Regjistrimi i njësive ekonomike bujqësore dhe blegtorale nga Instituti i Statistikave do tu japë më shumë akses fermerëve në përfitimin e subvencioneve shtetërore. Kreu i Këshillit të Agrobiznesit Shqiptar, Enver Ferizaj shprehet për RTV SCAN se, me regjistrimin, çdo fermer do të ketë një kartelë të detajuar dhe mund të bëhet më lehtë përzgjedhja e atyre që kanë nevojë subvencionimi duke shmanguar abuzimet.