Lancet shkruan për koronavirusin – Kritikon ashpër teoritë konspirative mbi origjinën e COVID-19
Një nga revistat e pavarura më të mëdha në botë mbi mjekësinë e përgjithshme, “The Lancet”, publikoi një deklaratë të shkruajtur nga shkencëtarët e shëndetit publik, që mbështeste mjekët profesionist në Kinë që po luftojnë koronavirusin.
Në një deklaratë, shkencëtarët e shëndetit publik bënë të ditur se janë kundër thashethemeve mbi origjinën e koronavirusit.
Ata kritikuan ashpër teoritë konspirative që tregojnë se koronavirusi i ri COVID-19 nuk ka një origjinë natyrore dhe se është krijuar në laborator.
Lancet shkruan gjithashtu se shkencëtarët kanë mbajtur anën e mjekëve kinezë dhe mbështesin luftën e tyre kundër virusit.
Numri i vdekjeve nga koronavirusi ka kaluar 2,000 dhe Hong Kongu regjistroi vdekjen e dytë. Numri i personave të infektuar në të gjithë botën ka kaluar 75,000.
Organizata Botërore e Shëndetësisë deklaroi se masat e Kinës për të vendosur shumë qytete në karantinë, i kanë dhënë kohë të gjithë botës që të përgatitet për virusin.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.