Largimi i mjekëve të rinj, Basha: “Do marrim të gjitha masat për ta frenuar, kushte dhe paga më të mira”
Financimi i sistemit shëndetësor , shpërblimi dhe mbajtja e mjekëve të rinj në vend ka qënë ky zotimi i radhës i kreut të PD Luzim Basha, gjatë një takimi me studentët e mjekësisë . Basha premtoi kushte më të mira dhe paga më të larta për punonjësit e sistemit shëndetësor.
“Shpërblimet për mjekët dhe infermierët, financimi it ë gjitha hallkave të sistemit shëndetësor dhe financimi për të mbajtur mjekët e ardhshëm dhe studentet në vend, dhe jo për tu kthyer në një laborator që prodhojmë mjekë dhe infermierë për Gjermaninë dhe Europën ndërkohë që shqiptarët vuajnë krizën më të rëndë shëndetësore. Që të ndodhë kjo duhet të kemi një ndryshim. Pas 7 viteve premtime për shëndetësi falas dhe dështimeve spektakolare, si kolapsi në sistemin shëndetësor. Ka ardhur koha ti themi mjaft, ka ardhur koha ta largojmë shkaktarin e kësaj situate dhe së bashku ta reformojmë sistemin dhe ti japi mundësinë edhe ju mjekëve të ardhshëm, të bëni misionin tuaj që është shpëtimi i jetës së njerëzve.P ër këtë nuk mjafton vetëm programi ynë, na duhet ndihma juaj.”
Studentet kërkuan cilësi në arsim dhe reduktim të pagesave kryesisht për specializimet.
“Në vendin tonë edhe nëse vendos të hapësh një klinikë dhe ku nuk ka mjekë të tjetër stomatologë, paguan taksa njësoj si të punosh në mes të Tiranës. Të gjithë këto detaje na bëjnë ta mendojmë aspektin për tu larguar në një vend tjetër.”
“Ajo që më shqetëson është zhvillimi i mësimit online dhe mendoj se qeveria apo mistria që ka marrë vendimin, duhet minimalisht ti siguroje atyre të gjitha mjete e nevojshme për ta zhvilluar këtë proces efektivisht.”
“Siç e dimë specializimet 75% e kuotave janë të pambuluara, që do të thotë se ne nuk paguhemi. Unë mbaroj 6 vitet e studimit në mjekësi dhe nuk paguhem, ndërsa nëj student mjekësie në Europë apo Ballkan paguhet dhe unë jam në një dilemë nëse do qëndroj këtu apo do largohem.”
Kreu i PD premtoi se qeveria e ardhshme do ta ketë prioritet marrjen e masave nëpërmjet politikave nxitëse për zhvillim, për shkollimin dhe punësimin e të rinjve në vendin e tyre
Nertila Doko / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.