Biden kujton 11-vjetorin e Obamacare / Thotë se janë shpërndarë 100 mln çeqe të ndihmave të Covid-19
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka udhëtuar në Ohio për përvjetorin e 11 të nënshkrimit të Aktit të Kujdesit Shëndetësor të Përballueshëm dhe ka përmendur lëvizjet e tij për të përmbysur shumë masa të periudhës së Trump, që cenonin reformën e shëndetit.
Administrata zgjeroi gjithashtu një periudhë të veçantë të regjistrimit për mbulimin me sigurim të subvencionuar deri më 15 Gusht, nga afati fillestar i 15 Majit. Biden vizitoi Spitalin Shtetëror në Ohio James Cancer, për të shënuar përvjetorin dhe promovoi një grant prej 100 milionë dollarë që spitali ka marrë nën programin, e njohur si Obamacare, për të përditësuar departamentin e radiacionit onkologjik.
Vizita vjen ndërkohë që Biden dhe zyrtarë të tjerë të Shtëpisë së Bardhë po udhëtojnë për të promovuar paketën prej 1.9 trilionë dollarë të Covid-19, që është ligji i parë i madh i kaluar nga presidenti. Masa ofron gjithashtu subvencione afat-shkurtër që japin zbritje për këdo që blejnë siguracion nën këtë program.
Administrata e Biden do të ketë shpërndarë 100 milionë çeqe të ndihmave deri në ditën e sotme, nën paketën e re të stimujve, sipas Biden. Akti i Kujdesit Shëndetësor të Përballueshëm, që është arritja ligjore e ish-presidentit Barack Obama, i ka mbijetuar sulmeve të vazhdueshme nga republikanët në Kongres dhe gjykata. Biden nënshkroi disa urdhra ekzekutiv për të përmbysur veprimet e Trump, që dështuan të zhbëjnë Obamacare.
Klevis Llaha – SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.