Legalizimet – Pjetri: Hipoteka e Tiranës katërfishon numrin e certifikatave të pronësisë
Hipoteka e Tiranës ka katërfishuar numrin e certifikatave të pronësisë për objektet e legalizuara. Lajmin e ka bërë të ditur kryeregjistruesi, Vladrin Pjetri gjatë takimit të zhvilluar në Kamëz në kuadër të turit të llogaridhënies publike.
Sipas tij, procesi i titujve të pronësisë po ecën me ritme të shpejta.
“Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në Tiranë, prej katër muajsh, nga 400 certifikata në muaj, tani përgatit 1600 certifikata në muaj vetëm nga lejet e legalizimit”, deklaroi Pjetri.
Ndërkohë, kryeregjistruesi iu bëri thirrje qytetarëve që të bëhen pjesë e platformës së bashkëqeverisjes, shqipëriaqëduam.al për të marrë zgjidhje për çdo problematike që lidhet me zyrat e shërbimeve.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.