Legalizohen martesat e së njëjtës gjini në Tajvan
Parlamenti i Tajvanit është bërë i pari në Azi për të legalizuar martesën e të njëjtës gjini, pas një votimi të ndodhur të premtën. Në vitin 2017, Gjykata Kushtetuese e ishullit vendosi që çiftet e të njëjtit seks kishin të drejtë të martoheshin ligjërisht.
Parlamentit iu dha një afat kohor prej dy vjetësh dhe iu kërkua të kalonin ndryshimet deri më 24 maj. Ligjvënësit debatuan për tri ligje të ndryshme për të legalizuar kurorëzimin e të njëjtës gjini dhe ligji i qeverisë – u miratua.
Qindra përkrahës të të drejtave të homoseksualëve u mblodhën në shi jashtë ndërtesës së gjykatës në kryeqytetin Taipei, për të pritur vendimin historik, njofton The Guardian. Gjyqtarët i dhanë qeverisë deri të premten javën e ardhshme për të bërë ndryshimet ose për të parë barazinë martesore të miratuar automatikisht. Por ata nuk dhanë udhëzime se si ta bëjnë këtë.
Burimi: The Guardian
Ada Xhagolli/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.