Lehtësi fiskale për bujqësinë – Rrapaj: Të reduktohen taksat indirekte, “frenojnë” sektorin
Këshilli i Agrobiznesit Shqiptar ka listuar një sërë kërkesash që duhet të përfshihen në paketën fiskale për vitin 2019, ku fokusi është në reduktimin e taksave indirekte në këtë sektor, në mënyrë që të rritet prodhimi dhe të bëhet konkurrues në raport me rajonin.
I ftuar në studion e TV SCAN, Kreu i Këshillit të Agrobiznesit Shqiptar, Agim Rrapaj, shprehet gjithashtu se është e nevojshme dhe heqja e barrierave me tregun rajonal, ndërsa thekson se qeveria ka hapësirë që të realizojë një pjesë të mirë të këtyre kërkesave.
Një kërkesë tjetër e KASH, është edhe kategorizimi i sektorit bujqësor, ashtu sikurse është bërë me agroturizmin, në mënyrë që të specifikohet edhe mbështetja financiare që jepet në këtë fushë.
Elisabeta Dosku/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.