Lehtësim i burokracisë – Vërtetimi i pensionit dhe karta e shëndetit online
Në mbledhjen e radhës së Këshillit të Ministrave, qeveria ka miratuar vendimin për dhënien e mjediseve për komisionin e pavarur të kualifikimit dhe operacionin ndërkombëtar të monitorimit dhe Kolegjit të Apelimit, pjesë e institucioneve të reja të drejtësisë. Në deklaratën për mediat ministrja e Drejtësisë deklaroi se qeveria do të mbështesë dhe projektin e pagave për këto struktura.
Ndërkohë që Ministrja e Shëndetësisë dhe e Kujdesit Social është shprehur se në kuadër të lehtësimit të burokracisë në institucione disa dokumente nuk do të kërkohen nga institucionet, ndërkohë që atom und të printohen online. Kështu karta e shëndetit dhe vërtetimet e pensionit mund të printohen nga portali e- Albania.
“Këshilli i Ministrave ka vendosur që vërtetimet e pensionit, kartën e shëndetit dhe certifikatat, qytetarët mund t’i shkarkojnë nëpërmjet portalit elektronik e-albania. Çdo institucion nuk do t’ua kërkojë më qytetarëve këto dokumente, por do të dërgohen online duke kursyer sorollatjet e panevojshme te gjithë atyre që do marrin këto shërbime”.
Edhe pse një sërë shërbimesh ofrohen online në portalin e-Albania, shpesh herë qytetarët hasin problem në marrjen e një shërbimi pasi ka ngarkesë të serverit.
Entela Barjamaj/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.