Lehtësohen procedurat doganore, Rama-Zaev: Potenciale për të zhvilluar ekonomitë e dy vendeve
Bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Maqedonisë do të ketë fokusohet te ekonomia, te politika por edhe në aspektin social.
Në mbledhjen e parë të zhvilluar mes dy qeverive, është rënë dakord që të ketë lehtësim të procedurave doganore për shkëmbimet tregtare.
Në të njëjtën kohë, do të punohet edhe për përmirësimin e rrugëve lidhëse mes dy vendeve, të cilat do të kenë një ndikim të drejtpërdrejtë në rritjen e ekonomisë, kjo edhe në kuadrin e zbatimit të strategjisë për zonën rajonale ekonomike.
Një çështje tjetër ishte marrëveshja e Ohrit, për të cilën Rama tha se kishte marrë garanci nga homologu Zaev, për zbatimin përfundimtar të saj.
Sa i përket projekteve infrastrukturore, të njëjtin qëndrim ka mbajtur edhe kryeministri maqedonas, i cili e sheh si një prioritet forcimin dhe zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve.
Mbledhja e dy qeverive është kurorëzuar me nënshkrimin e disa marrëveshjeve të bashkëpunimit mes dy vendeve. Më 16 dhjetor, delegacioni i Maqedonisë, i shoqëruar nga ai shqiptar, do të vizitojnë zonën e Pustecit. Ndërkohë, mbledhja e radhës mes dy qeverive do të zhvillohet në Maqedoni.
Entela Barjamaj/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.