Lehtësohet ekzekutimi i kolateraleve – Përmbaruesi: Ligji po jep rezultate, dosjet nuk zvarriten më me vite
Një pjesë e mirë e rënies së nivelit të kredive të këqija është rezultat i drejtpërdrejtë i ndryshimeve në legjislacionin bankar dhe në atë të falimentit.
Përmbaruesit thonë se ndryshimet që hynë në fuqi në fund të vitit të shkuar kanë reduktuar fenomenin e zvarritjes së ekzekutimit të kolateraleve për vite të tëra nga ana e Gjykatave.
“Sa i përket punës tonë, të përmbaruesve gjyqësor në lidhje me ekzekutimin e titujve, natyrisht që ka pasur lehtësira jo të vogla sepse për disa kohë ishin bërë kundërshtimet e veprimeve përmbarimore, të cilat të fusnin procesin e ekzekutimit në rrugë në gjyqësore në anale të pafundme, ishin bërë një nga problemet e shumta për bankat dhe çdo kreditor tjetër. Këto sot janë minimizuar ose më sakt janë shkurtuar shumë afatet e shqyrtimit. Më përpara në gjykatën e shkallës së parë ishte 20 ditë, por që rrallë herë respektohej. Në gjykatën e apelit ishte një afat i pa përcaktuar, por sot është afati maksimal, Gjykata e Apelit dhe Gjykata e Shkallës së Parë është rreth 55 ditë, një afat rekord”, u shpreh Altin Latifi, përmbarues gjyqësor.
Në gushtin e këtij viti, niveli i kredive të këqija në sistemin tonë bankar ranë 15.6%, më i ulëti në 6 vitet e fundit.
Lorenc Rabeta/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.