Lejet mjedisore – Vetëm për vitin 2017 janë miratuar nga AKM 255 të tilla
Edhe pse kërkesa për leje mjedisore është e lartë, tendenca për miratimin e tyre nga agjencia kombëtare e mjedisit është në rënie.
Vetëm për vitin 2017 nga janari deri në gusht janë bërë 347 aplikime për leje mjedisore nga të cilat 255 leje janë miratuar nga AKM .
Sipas burimeve nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit, shumica e lejeve të cilat kanë marrë miratimin e këtij komisioneve të posaçme janë të kategorisë B, të cilat janë më pak të rrezikshme për mjedisin, vetëm 12 prej tyre i përkasin kategorisë A, me rrezikshmëri më të lartë.
Ndërkohë sa i takon tarifave për lejet mjedisore, ato variojnë nga 50 mijë lekë në 10 mijë për kategorinë C.
Dhënia e lejeve mjedisore shpesh ka nxitur edhe reagimin e ekspertëve të mjedisit të cilët kërkojnë shmangien e tyre.
Përplasjet kanë qenë të shumta sa i takon ndotjes së mjedisit dhe mënyrës për të përpunuar mbetjet me anë të inceneratorëve.
Sipas eksperteve të mjedisit asgjësimi nëpërmjet incenerimit është hallka e fundit e parashikuar në Planin Kombëtar për Menaxhimin e Mbetjeve deri në 2025, me faza të ndërmjetme, e bërë edhe më asistencën e BE-së.
Ndërkohë që edhe shume qytete në Evropë dhe jashtë saj riciklojnë 100% te mbetjeve pa përdorur incinerator pas rezultateve negative për nivelin e ndotjes që u konstatuan.
Nertila Doko/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.