Lejohen xhamat e errët të makinave – Balluku: Standard i BE-së. Gonxhja: Shërbimi nga serviset, jo me koncesion
Gjobat për xhamat e errët duket se do të marrin fund, duke qenë se Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transporti Rrugor do të nxjerrë një udhëzim të përbashkët me Policinë e Shtetit, me qëllim lejimin e errësimit të xhamave të pasmë deri në 75%. Udhëzimi do i japë të drejtë të gjithë drejtuesve të automjeteve të errësojnë xhamat me material të certifikuar, ndërkohë që Blendi Gonxhja tha se këtë të drejtë do e kenë të gjithë serviset e autorizuar, duke hedhur poshtë mundësinë e një koncesioni për këtë shërbim.
Gjatë interpelancës së zhvilluar me qytetarë, ministrja Belinda Balluku tha se ky është një standard evropian e që sjell përfitime shëndetësore, si dhe ul konsumin dhe ndotjen.
Pavarësisht se nuk është finalizuar ende, Gonxhja shpjegoi se errësimi I xhamave do të reflektohet edhe në lejen e qarkullimit, ndërkohë që punonjësit e policisë rrugore do të kenë të skeduara të gjitha target, me qëllim që të mos ndalojnë drejtuesit e automjeteve në rrugë.
ERTV Live😊: 🔳 Xhamat e zinj të makinave – Interpelanca qytetare me ministren Belinda Balluku kërkuar përmes platformës së bashkëqeverisjes🤝 lidhur me ankesat për penalitetet për automjetet që qarkullojnë me xhama të errët 🚘 dhe penalitetet ✍ që merren ndaj tyre ✋🚦
Posted by Edi Rama on Thursday, September 12, 2019
Ola Mitre / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.