Leku vijon ngjitjen, zhvlerëson ndjeshëm valutat e huaja – Euro zbret në 124.3 lekë
Tregu i këmbimit valutor është hapur me një forcim të mëtejshëm të valutës kombëtare edhe ditën e enjte. Referuar të dhënave zyrtare të “Credins Bank”, leku ka zhvlerësuar sot ndjeshëm dollarin amerikan me plot 0.7 pikë, duke zbritur valutën në nivelin e 109.8 lekëve.
Ndërkohë, një humbje të konsiderueshme ka regjistruar gjatë ditës së sotme edhe valuta britanike. Sterlina ka rënë me 0.6 pikë kundrejt lekut dhe këmbehet sot ën pikat e këmbimit valutor për 143.5 lekë në blerje dhe 144.5 lekë në shitje.
Euro nga ana tjetër ka vijuar rënien edhe të enjte, ku monedha është zhvlerësuar minimalisht me 0.2 njësi për lekë, duke zbritur në nivelin e 124.3 lekëve.
Sa i takon valutave të tjera të huaja, një humbje të thellë kanë regjistruar edhe dollari kanadez dhe franga zvicerane, pasi janë zhvlerësuar përkatësisht me 0.8 lekë për njësi. Ndërkohë, dollari australian është i vetmi që ka shënuar një rritje të lehtë gjatë ditës së enjte me 0.2 pikë, për t’u ngjitur në nivelin e 78.5 lekëve.
G.D/SCAN
Ju mund të informoheni për Kursi i këmbimit valutor çdo ditë, përmes telefonit tuaj
Shkarkoni FALAS aplikacionin SCAN Media
PlayStore https://play.google.com/store/apps/details?id=com.scan_tv.tv
AppStore https://itunes.apple.com/al/app/scan-media/id1448376226?mt=8
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.