Lënia e mandateve, Rama: Pasoja fatale në çeljen e negociatave dhe ekonominë e vendit!
Lënien e mandateve nga opozita, kryeministri e ka cilësuar si një ditë të keqe për demokracinë. Në një dalje për media, kryeministri Edi Rama tha se ky akt mund të ketë rezultate fatale për çeljen e negociatave, por edhe në ekonominë e vendit.
“Lanë mandatet se nuk kanë pas popullin dhe kanë frikë nga drejtësia e re. Kjo është ditë e keqe për demokracinë. E dëmshme sa të duash kjo sjelle destruktive kjo sjellje e opozitës. Kjo është fatkeqësia e këtij vendi që goditet për të vetët. Mund të rezultojë fatale për çeljen e negociatave.
Pamjet e së shtunës mund të kenë pasoja për turizmin dhe ekonominë e vendit. Opozita është kthyer në rrezik serioz për partnerët tanë strategjikë. Praktikisht dhe këtë e dinë të gjithë, kjo opozitë e ka lënë prej kohësh Shqipërinë pa një sfidant të besueshëm, por një opozitë e dobët, nuk të përmirëson por të tërheq në batakun e vet dhe të bën si veten. Por opozitën nuk e zgjedhim, por e pranojmë pa kushte dhe përpiqemi ti krijojmë kushtet që të shprehet sa më qartë. Ata që sot ankohen se jetojnë në Venezuelë, atje ku SHBA dhe BE-ja janë me opozitën, ndërsa këtu kundër.
Prej muajsh e kemi lënë në dorë të opozitës vendosi për reformën zgjedhore dhe kemi pranuar rekomandimet e OSBE-së. Jemi gati të ulemi dhe të dialogojmë për gjithçka që i shërben forcimit të demokracisë. Një ndër gjërat që mund të diskutohet nuk është as retorika e dhunshme, as dhunë mbi institucionet dhe as imponimi me dhunë i raporteve politike dhe as ndërprerja e mandatit legjitim përmes një kamikazi politike. Ata e dinë që humbjen në zgjedhjet vendore e kanë të pashmangshëm. Megjithë respektin për punonjësit e bashkive që u kyçën nga Shkodra, Mallakastra apo Kavaja, sovrani është ai që gjykon në zgjedhje”, deklaroi Rama.
Në fund të fjalimit 30 minutësh, kryeministri tha se pavarësisht lënies së mandateve, mazhoranca do të vijojë punën e saj duke e cilësuar të ardhmen si “një ngarkesë me përgjegjësi më të madhe”.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.