Lëvizja e fortë në futboll/ 12 super-klubet bashkohen dhe themelojnë “Super Ligën” e mesjavës!
Dymbëdhjetë klube europiane futbolli kanë njoftuar se kanë arritur një marrëveshje për të themeluar një garë të re mesjavore, Super Ligën, që do të drejtohet nga klubet themeluese, dmth. Milan, Arsenal, Atlético Madrid, Chelsea, Barca, Inter, Juventus, Liverpool, Manchester City, Manchester United, Real Madrid e Tottenham Hotspur. Parashikohet se edhe 3 klube të tjera t’i bashkohen kësaj lige para se të bëhet inaugurimi.
Në një moment të mëvonshëm, numri i klubeve pritet të shkojë në 20 në total. Kundër kësaj iniciative ka dalë UEFA dhe madje edhe kryeministri britanik Boris Johnson, që e ka cilësura “si shumë të dëmshme për futbollin”.
Klubet themeluese të ‘Super League’ do të marrin menjëherë 3,5 miliardë euro për të kapërcyer emergjencën Covid.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.