Lëvizja e papritur/ Jep dorëheqjen Kryeministri i Ukrainës!
Kryeministri ukrainas Oleksiy Honcharuk jep dorëheqjen nëpërmjet një letre të dërguar Presidentit Volodymyr Zelensky. Siç është shpjeguar nga vetë Honcharuk, nisma i përgjigjet spekulimeve që janë shfaqur ditëve të fundit në lidhje me një audio të publikuar në internet në të cilin kryeministri duket se do të shprehë kritika ndaj kreut të shtetit.
“Unë kam marrë përsipër detyrën e zbatimit të programit të presidentit. Ai përfaqëson një model të ndershëm, për mendimin tim. Në çdo rast, për të shmangur çdo dyshim në lidhje me marrëdhëniet e mia të besimit me kreun e shtetit, unë shkrova një letër dorëheqjeje , të cilën ia dërgova presidentit ”, ka shkruar Honcharuk në profilin e tij në Facebook.
Dje, shërbimi për shtyp i qeverisë ukrainase mohoi thashethemet në lidhje me dorëheqjen e pretenduar të kryeministrit Honcharuk. “Informacioni mbi dorëheqjen e Kryeministrit nuk është i vërtetë,” thuhet në një deklaratë, të marrë nga transmetuesi ukrainas “112”.
Shërbimi për shtyp i ekzekutivit të Kievit gjithashtu mohoi të kishte informacione mbi vërtetësinë e audios ose videos të publikuar në rrjet, në të cilën Honcharuk do të dëgjohej duke kritikuar Presidentin Volodymyr Zelensky. Konkretisht, në audio që qarkullojnë në kanalet Telegram dhe platforma të tjera, kryeministri aktual do të kishte komentuar mbi njohuritë e dobëta të kreut të shtetit në aspektin ekonomik dhe financiar, pak para një takimi nga vetë Zelensky me përfaqësuesit e qeverisë. (AN)
E.S / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.