Lëvizje pas orës 20:00-Policia e Shtetit në terren. Pezullime patentash e gjoba për qytetarët
Prej orës 20:00, të gjitha strukturat e Policisë së Shtetit në të gjithë vendin, krahas përmbushjes së detyrave për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë monitoruar zbatimin e orës policore, për ndalimin e qarkullimit të automjeteve dhe qytetarëve.
“Në përgjithësi, ora policore është respektuar nga drejtuesit e mjeteve, nga qytetarët dhe nga pronarët e bizneseve.
Ka patur edhe drejtues mjetesh që kanë lëvizur pa autorizim, për arsye jo të domosdoshme. Për 48 drejtues mjetesh që janë konstatuar në këtë shkelje, në të gjithë vendin, është marrë masa pezullim i lejes së drejtimit. Gjithashtu janë ndëshkuar në të gjithë vendin, me nga 10.000 lekë, 19 qytetarë që lëviznin pa autorizim, pa ndonjë arsye të domosdoshme” njofton Policia.
Policia e Shtetit apelon për zbatim rigoroz të masave anti-covid nga të gjithë qytetarët, duke bashkëpunuar dhe mirëkuptuar punonjësit e Policisë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.