Librat falas – Klosi: Kjo politikë do të zgjerohet deri në fund të mandatit për të gjithë ciklin 9-vjeçar
Politika e qeverisë për libra shkollorë falas do të zgjerohet deri në fund të mandatit për të gjithë ciklin 9-vjeçar. Deklarata ka ardhur nga ministri I Turizmit dhe Mjedisit, i cili së bashku me drejtues dhe stafin pedagogjik të shkollës 9-vjeccare në Moravë shpërndanë libra falas për nxënësit nga klasa e parë deri në të katërt dhe për nxënësit e komunitetit rom deri në klasën e nëntë.
“Atë që duam të arrijmë me të gjitha shkollat e tjera të Shqipërisë, atë që kemi në planin e qeverisë që këtë vit do të marrin libra falas deri në klasë të katërt dhe pastaj vitin tjetër ata të klasës së pestë, të gjashtë për ta mbyllur brenda mandatit të gjithë ciklin e shkollës 9 -vjeçare me libra falas, këtu në Moravë të ndodhë që këtë vit sepse të gjithë nxënësit e komunitetit rom, do të marrin librat falas për të pasur mundësi që tu heqim prindërve të tyre një barrë të rëndë që jo pak por edhe shumë nxënës i ka lënë edhe jashtë mureve të shkollës, sepse prindërit nuk kanë pasur mundësi, sidomos prindërit e komuniteteve në nevojë që t’i mbështesin nxënësit me këto libra”, u shpreh Klosi në fjalën e tij.
Në shkollën e Moravës përfitojnë libra falas 112 nxënës të komunitetit rom, nga 170 që ka në total shkolla. Programi përfshin rreth 195 mijë nxënës që do të pajisen me tekste shkollore falas.
G.D/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.