Librat shkollorë falas – Kosto në buxhet, 600 mln lekë, Rama: Në fund të vitit i riktheni
600 milion lekë do t’i kushtojë buxhetit të shtetit dhënia e librave falas për nxënësit nga klasa e parë në të katërtën. Gjatë një takimi me mësues, prindër e nxënës në qytetin e Vlorës, kryeministri Edi Rama tha se vitin që vjen librat do të jepen falas edhe për nxësit e klasës së pestë, ndërsa shtoi se në fund të vitit librat do të duhet të kthehen.
Ndërkaq, sipas ministres së Arsimit Lindita Nikolla fondi prej 600 milion lekësh po shpenzohet për libra cilësorë.
Ky viti shkollor do të sjellë risi edhe për nxënësit me aftësi të kufizuar, pasi Ministria e Arsimit është duke kryer trajnimet e nevojshme për mësuesit ndihmës.
Ola Mitre/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.