Liderët botërorë i shprehin urimet Macron, zgjedhja e tij si President rriti vlerën e monedhës europiane
Fitorja e Emmanuel Macron si President i Francës ka sjellë edhe ndryshime për monedhën europiane. Kështu, Euro u rrit në vlerë, pas fitores së bindshme të Macronit, duke arritur në 1.1023 dollarë në tregtinë në Azi, që është vlera më e lartë në gjashtë muaj.
Ndërkohë tregjet në Tokio dhe në SHBA u rritën po ashtu, ndërsa shumica e tyre në Evropë të hënën janë të mbyllura për shkak të një feste më 8 maj.
Pas fitores së Macron të shumta kanë qenë urimet nga liderët botërorë “I lumtur që Franca ka zgjedhur të ardhmen evropiane”, shkroi në Twitter presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker.
Kancelarja gjermane, Angela Merkel tha se fitorja e Macronit është “fitore për një Evropë të fuqishme dhe të bashkuar”. Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, uroi po ashtu presidentin e zgjedhur të Francës “Për fitoren e madhe”.
Emmanuel Macron pritet të bëjë betimin më 14 maj.
Osman Dedja/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.