Ligji i faljes, Hado: 15 miliardë lekë, borxhi ndaj sigurimeve
Nga ligji i faljes pritet të përfitojnë edhe ata që nuk kanë paguar detyrimet e sigurimeve shoqërore. Janë rreth 15 miliardë lekë, borxhi ndaj Institutit të Sigurimeve Shoqërore që të vetëpunësuarit në bujqësi nuk kanë paguar sigurimet.
Gjatë një prononcimi për mediat, Astrit Hado, drejtor i Institutit të Sigurimeve Shoqërore shprehet se ligji në fuqi që fal kamatëvonesat, detyron të vetëpunësuarit që të paguajnë principalin. Gjithashtu një tjetër ligj i rëndësishëm që pritet të përfitojnë është statusi naftëtarit.
Kreu i Sigurimeve iu bëri thirrje ish punonjësve të naftës që të mos iu drejtohen zyrave të ISSH-së, pasi ligji është ende në fazën e miratimit të vendimeve ligjore dhe akteve për zbatimin e tij.
Violeta Shqalsi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.