Ligji i pazakontë/ Shteti europian ndalon që shefat t’i dërgojnë mesazhe punonjësve pas orarit zyrtar!
Tani do të jetë e paligjshme që kompanitë t’u dërgojnë mesazhe punonjësve të tyre pas orarit të punës. Legjislacioni i ri u miratua nga parlamenti i vendit të premten pas një rritjeje të madhe të numrit të njerëzve që punojnë nga shtëpia pas Covid.
Shpresohet se rregullat e reja do të krijojnë një “ekuilibër më të shëndetshëm punë-jetë”, me punëdhënësit që përballen me ndëshkime për kontaktimin e punëtorëve jashtë orarit të tyre të punës.
Bizneset gjithashtu do të duhet të paguajnë për faturat shtesë që krijohen kur njerëzit punojnë nga shtëpitë e tyre, duke përfshirë internetin dhe energjinë elektrike. Si pjesë e legjislacionit, kompanitë nuk do të lejohen të monitorojnë punëtorët në distancë pasi ata punojnë nga shtëpia.
Sidoqoftë, deputetët në Portugali hodhën poshtë propozimin e ‘të drejtës për t’u shkëputur’, i cili sugjeroi që punonjësit të jenë në gjendje të çaktivizojnë mesazhet dhe pajisjet e lidhura me punën jashtë orarit standard të zyrës.
Është gjithashtu një lajm i mirë për prindërit, pasi nënat dhe baballarët me fëmijë nën tetë vjeç tani kanë të drejtë të punojnë nga shtëpia pa pasur nevojë ta rregullojnë atë paraprakisht me punëdhënësit e tyre.
Kompanitë do të pritet gjithashtu të organizojnë takime ballë për ballë të paktën çdo dy muaj.
Ana Mendes Godinho, Ministrja e Punës dhe Sigurimeve Shoqërore e Portugalisë tha së fundmi në një samit në internet: “Pandemia ka përshpejtuar nevojën për të rregulluar atë që duhet rregulluar.
Ministrja shpreson gjithashtu që puna në distancë do të sjellë më shumë njerëz për të punuar në vend, pasi ajo shtoi: “Ne e konsiderojmë Portugalinë një nga vendet më të mira në botë për këta nomadë dixhitalë dhe punëtorë në distancë që të zgjedhin të jetojnë këtu, ne duam t’i tërheqim ata në Portugali.”
Edel Strazimiri / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.