Ligji i ri/ BE synon t’i bëjë të gjurmueshme transfertat e Bitcoin! Ndalohen portofolet anonime
Komisioni Europian ka propozuar një ndryshim ligjor që i detyron kompanitë që transferojnë Bitcoin dhe kriptomonedha të tjera, që të mbledhin të dhëna të detajuara për dërguesit dhe marrësit.
Projektligji synon t’i bëjë më të gjurmueshme kripto-asetet dhe do të ndihmojë për ndalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.
Rregullat e reja parashikojnë edhe ndalimin e portofoleve anonime të kriptomonedhave. Sipas BBC-së. që ky projektligj të hyjë në fuqi do të duhen edhe 2 vite.
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.