Ligji i ri, krijohen Komiteti dhe Fondi për Pakicat Kombëtare
Kuvendi pritet të shqyrtojë projektligjin e ri për pakicat kombëtare, që parashikon ndër të tjera edhe krijimin e dy strukturave të reja, të Komitetit për Pakicat Kombëtare dhe të Fondit për Pakicat Kombëtare.
Referuar relacionit të nismës, Komiteti për pakicat Kombëtare do të ketë si qellim sigurimin e mbrojtjes dhe promovimit të të drejtave dhe interesave të pakicave kombëtare ndërsa Fondi do të ketë si qëllim mbështetjen e aktiviteteve dhe projekteve që synojnë ruajtjen dhe promovimin e ushtrimit të të drejtave dhe lirive të pakicave kombëtare.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.