Ligji për mbrojtjen e konsumatorit – Tregtarët në Gjykatë nëse nuk zbatojnë standardet e transparencën
Kuvendi ka nisur shqyrtimin e Ligjit të Ri për Mbrojtjen e Konsumatorit. Drafti është miratuar nen për nen në Komisionin Parlamentar të Ligjeve. Ligji është shtuar me një numër të madh nenesh që detyrojnë tregtarët të shtojnë informacionin mbi produktet e shërbimet si dhe tu përmbahen standardeve të tregut.
Ndërkohë që u jep mundësi konsumatorëve të kërkojnë deri në gjykatë, ashtu si dhe në strukturat jashtëgjyqësore, të drejtën e tyre për respektimin kontratave të shitjes. Një pjesë e mirë e ligjit të ri u dedikohet formave moderne të tregtimit, si ato përmes shitjeve online, apo derë më derë.
Lorenc Rabeta/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.