Ligji për teatrin – Basha: Të mos dekretohet nga Meta. Vasili: Votimi u manipulua
Kreu i Opozitës Lulzim Basha e ka përkufizuar votimin nga mazhoranca të Ligjit për Teatrin, anti-kushtetues, ligjërim të vjedhjes, akt barbar dhe skemë pastrimi parash të pista. Në një deklaratë për mediat ai i bëri thirrje Presidentit të mos e dekretojë ligjin e vjedhjes, ndërkohë që ftoi qytetarëve të qëndrojmë së bashku me opozitën për të mos lejuar shkatërrimin e shtetit ligjor.
Pak pas Bashës, Kreu i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili u shpreh se votimi i Ligjit për Teatrin u manipulua. Vasili publikoi në faqen e tij në Facebook një foto të listës se votuesve, ku sipas tij, mungonte Deputeti Vangjel Tavo, i cili rezultonte një prej emrave votues. “Ky votim është nul dhe Kryetari i Kuvendit Ruçi duhet te deklaroje që sot anulimin e votimit dhe përsëritjen urgjente te votimit, përndryshe ai si institucion ka rënë juridikisht, politikisht dhe moralisht”, shkruan në Facebook Petrit Vasili.
Lorenc Rabeta/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.