Lincoln City thyen rekordin shekullor në FA Cup
Ekipi i kategorisë së pestë Lincoln City kanë shkruar historinë, pas kualifikimit të tyre në çerekfinalet e kupës së Anglisë.
Skuadra nga National League mposhti Burnley-n, e cila nuk kishte humbur asnjë ndeshje prej nëntorit. Një gol i Sean Ragget në minutën e 89-të, siguroi kualifikimin për ekipin e vogël.
Asnjëherë një ekip nga liga e pestë, që nga sezoni 1913/1914, nuk arrinte të kualifikohej për në këtë raund. Ekipi i fundit ishte Swindon, i cili ia doli të mbërrinte edhe në gjysmëfinale.
Kategoria e pestë e futbollist anglez, klasifikohet tek gjysmë-profesionistët.
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.