Linja ajrore Low – Cost Cobalt pezullon fluturimet
Linja ajrore Low – Cost Cobalt ka anuluar të gjitha fluturimet që nga dita e mërkurë në mesnatë sipas një deklarate të bërë në faqen e saj të internetit. Agjencia e transportit, e cila ka operuar në shumë destinacione brenda dhe jashtë Qipros që nga viti 2016 ka pezulluar fluturimet.
Media vendase tha se Cobalt kishte dështuar në arritjen e një marrëveshjeje me një investitor të fuqishëm të ri. Posta e Qipros bën të ditur se avioni kryesor i kompanisë ajrore është Avic Joy Air i Kinës. Deklarata e linjës ajrore tha se fluturimet e ardhshme nuk do të funksiononin për shkak të “pezullimit” të fluturimeve të Cobalt”, si dhe i këshilloi udhëtarët të mos shkonin në aeroport.
Ata duhet të kontaktojnë ofruesin e kartës së kreditit ose agjentin e udhëtimit në vend të kësaj, shtoi ai. Cobalt fluturoi në 23 destinacione, duke përfshirë Heathrow, Stansted, Gatwick dhe Manchester, dhe kishte shtuar kohët e fundit një klasë biznesi dhe një program ekspres.
Linja ajrore Cobalt ka rreth 200 punonjës. Ministri qipriot i transportit Vassiliki Anastassiadou tha se marrëveshjet alternative do të bëhen për pasagjerët që kishin rezervuar këtë linjë ajrore.
Para vitit 2016, fluturimet e shkurtra nga Qipro dominoheshin nga linja shtetërore Qipro Airways. Por ajo u prish si pasojë e krijimit të hapësirave në lidhje më operatorin e ri. Mjeti i transportit low – cost danez Primera Air ndërpreu tregtimin më parë gjatë këtij muaji pas 14 viteve të operimit.
Ada Xhagolli/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.