Linjat e reja të trenave që mund të transformojnë mënyrën se si të udhëtoni
Relativisht ka qenë një vit i mirë për admiruesit e udhëtimit hekurudhor, nga ku trenat e rinj kanë një shërbim më të shpejtë në mbarë botën, duke lidhur qytetet e mëdha dhe duke shkurtuar kohën e udhëtimit hekurudhor. Nëse udhëtarët kërkojnë një udhëtim më të shpejtë, këto shërbime ofrojnë mundësi të reja udhëtimi. Gjithashtu i njohur si XRL, lidhja hekurudhore Guangzhou-Shenzhen-Hong Kong u hap në muajin Shtator.
Shërbimi prej 26 kilometrash (16 milje) lidh qytetin gjysmë autonom të Hong Kongut me rrjetin hekurudhor me shpejtësi të lartë të Kinës kontinentale. Trenat e drejtpërdrejtë nga Hong Kongu në Pekin e përshkojnë rrugën prej nëntë orësh dhe në Shangai, tetë orë.
Sipas kësaj marrëveshjeje, stacioni West Kowloon është i ndarë në Hong Kong dhe kontrollet e imigracionit kinez – që do të thotë se udhëtarët mund të shmangin një kontroll shtesë kur udhëtojnë brenda dhe jashtë Hong Kongut.
Ky veprim nuk ka qenë pa kundërshtime: një pjesë e stacionit udhëhiqet nga autoritetet kineze dhe është patrulluar nga policia kontinentale. Udhëtarët nga Hong Kong ende duhet të kenë një vizë të vlefshme kineze ose dokument udhëtimi për të ngarë trenin. Ky veprim nuk ka qenë asnjëherë pa u ngritur si debat: një pjesë e stacionit udhëhiqet nga autoritetet kineze dhe është patrulluar nga policia kontinentale.
Udhëtarët nga Hong Kong ende duhet të kenë një vizë të vlefshme kineze ose një dokument udhëtimi për të ngarë trenin. Hekurudha e Tel Aviv-Jerusalem – linja e parë elektrike e trenave të Izraelit – u hap pjesërisht në shtator. Aktualisht ai lidh aeroportin Ben Gurion, 13 kilometra (20 kilometra) në juglindje të Tel Avivit, në stacionin hekurudhor të Jeruzalemit-Yitzhak Navon. Udhëtimi zgjat rreth 20 minuta.
Pasi të përfundojë, lidhja e drejtpërdrejtë midis Tel Avivit dhe Jerusalemit do të zvogëlojë udhëtimin midis dy qyteteve në më pak se 30 minuta, me trena që operojnë me shpejtësi maksimale prej 160 kilometrash në orë. Do të jetë një alternativë për rrugën trenore ekzistuese midis Jeruzalemit dhe qytetit të vjetër Jaffa, 6 kilometra nga qendra e Tel Avivit, e cila zgjat një orë e 40 minuta.
Linja hekurudhore me shpejtësi të lartë, Tangier –Casablanca do të hapet zyrtarisht muajin e kaluar. E vendosur në bregun veriperëndimor, Tangeri ka qenë tradicionalisht një portë midis Afrikës dhe Evropës.
Casablanca është qyteti më i madh i Marokut dhe ka një fuqi të madhe ekonomike. Tangeri është i njohur për atmosferën boheme, mjaft kafene dhe trashëgiminë e pasur multikulturore – ndërsa Casablanca është i famshëm për arkitekturën e saj dhe plazhet e bukura. Të dy qytetet janë 340 kilometra larg, dhe linja e re do të reduktojë kohën e udhëtimit në dy orë – nga gati pesë orë në trenat ekzistues.
Treni më i shpejtë Eurostar ka ofruar shërbime të përditshme në mes të Londrës dhe qyteteve të ndryshme në Evropën kontinentale, duke përfshirë Parisin (dy orë e 16 minuta) dhe Brukselin (më pak se dy orë).
Në prill 2018, Eurostar lançoi shërbimin e parë direkt midis Londrës dhe Amsterdamit, i cili zgjat tre orë e 41 minuta. Eurostar “planifikon të paraqesë një kthim të drejtpërdrejtë sapo qeveritë të kenë arritur një marrëveshje”, e cila pritet të ndodhë deri në fund të vitit 2019, u shpreh një nga zëdhënësit për CNN.
Ada Xhagolli/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.